08:53 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Aftësitë brilliante të yllit afrikan bëjnë që lojtari kundërshtar të ”hajë bari” në fushën e lojës

Themba ”Mshishi” Zwane, një lojtar në Afrikën e Jugut, ndjeu se duhej t’i kërkonte falje lojtarit kundërshtar pasi tërsisht e shkatërroi atë.

Zwane ishte pjesë e Mamelodi Sundowns në fitoren, 2-0 ndaj Polokwane Cityt të martën dhe ai është bërë senzacion viral, transmeton IndeksOnline.

Gjatë përpjekjes për t’u futur në zonën e rrezikshme, Zwane kishte përpara lojtarin, Sibusiso Mbonani, dhe 28-vjeçari dhuroi një ”shibobo” fantastik ndërmjet këmbëve të tij duke e lënë atë ”duke ngrënë” barin e fushës.

Mbonani mbeti i shtrirë në fushën e lojës dhe ai mbeti me kokën e tij në bari. T’ja thyesh kyçin e këmbës është një gjë e thjeshtë, por t’ja thyesh qafën është diçka tjetër.

Për më shumë, pamjet e mëposhtme tregojnë këtë moment brilliant të Zwanes./IndeksOnline/