09:40 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Aftësitë e nënës së Jorginhos me topin janë thjesht brilliante

Jorginho e ka filluar për mrekulli aventurën e tij te Chelsea pas transferimit nga Napoli këtë afat kalimtar veror.

Dhe duket se aftësitë e tij të futbollit, mesfushori i ka mësuar nga nëna e tij.

Jo vetëm që rehatia e saj me topin është brilliante, por tifozët po thonë se prekja e saj e parë me topin është më e mirë se e Tiemoue Bakayokos, transmeton IndeksOnline.

Skuadra e femrave të Chelseat është ndër skuadrat më të mira në botë, por transferimi eventual i nënës së Jorginhos do të ishte shtesë për ta.

Jorginho startoi nga minuta e parë në fitoren, 3-0 ndaj Huddersfield, duke dhuruar një paraqitje impresive, si dhe duke shënuar një penallti të bukur.

Mesfushori me prejardhje braziliane së fundmi postoi në rrjetet sociale një video, ku shihet duke luajtur me nënën e tij dhe të gjithë e kanë lavdëruar atë për aftësitë e saj me topin./IndeksOnline/