Pamje/ Aksident i rëndë në Malishevë, ka të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Në aksident janë të përfshirë një traktor dhe një automjet.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai u shpreh se një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.
“Të nderuar, ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, u shpreh Elezi./Indeksonline/

