Pamje/ Aksident i rëndë në Sllatinë, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sllatinë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person i shtrirë në tokë.
Nuk dihet se cilat ishin shkaqët që çuan deri të ky aksident. IndeksOnline ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk janë përgjigur.