75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Pamje/ Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht të vendi i njohur “Fshati i Vjetër”.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në bazë të pamjeve një person ka marrë lëndime në kokë ku edhe është gjakosur.

Po ashtu, shihet se pjesa e përparme e veturës është shkatërruar thuajse tërësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe autoambulanca ku po i japin ndihmën e parë të lënduarve./IndeksOnline/