75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Aksident i rëndë te “Kroi i mbretit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit” në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një kamion i gjelbër i rrokullisur në skaj të rrugës e i demoluar krejtësisht në pjesën e përparme të tij,  me xhama të thyer shihet në pamjet që ka siguruar IndeksOnline. Po ashtu një veturë duket e dëmtuar në këto pamje.

Ndërsa ky vend njihet si njëri ndër vendet ku ndodhin më shumti aksidente gjatë vitit, e po ashtu duke vozitur në këtë pjesë si pasojë e aksidenteve kanë ndërruar jetë shumë njerëz.

IndeksOnline ju sjell pamje: