75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / OSH

Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Treboviq të komunës së Pejës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas videos, dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, i cili duket të jetë koxha i rëndë.

Dy automjetet kanë dalë nga rruga, me c’rast njëra është rrotulluar tërësisht.

Kurse automjeti tjetër shihet të ketë pësuar dëme të mëdha materiale.

Ende nuk ka të dhëna se sa persona janë lënduar si pasojë e aksidentit./IndeksOnline/