75 Mall Live Search
18:45 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / LB

Pamje/ Aksident jo i zakonshëm në Gurrakoc të Istogut, bageri bie nga kamioni!

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut.

Një bager ka rënë nga kamioni, teksa ky i fundit ishte në lëvizje.

Fatmirësht nuk ka të lënduar, por që të rrezikuar kanë qenë disa kalimtarë.

Dyshohet se kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe. Kjo ka bërë që të shkaktohen disa dëme në sistemin elektrik dhe për pasojë ajo pjesë e vendit ka mbetur pa energji elektrike.

Më poshtë pamjet e siguruara nga Indeksonline: