Pamje alarmante: Fëmijët e rrezikuar çdo ditë në Fushë Kosovë, veturat parkohen në trotuare!

Nxënësit dhe prindërit nga Fusha Kosova çdo ditë përballen nga rreziku që mund të goditen nga ndonjë veturë në rrugën “Nora Kelmendi”.
Në pamjet e siguruara që të çon tek Aneksi 1 i shkollës “Mihail Grameno” fëmijët që përcillen nga prindërit për në shkollë s’kanë hapësira në rrugë për të ecur. Kjo e gjitha shkaku parkimit të veturave në trotuare.
Fotot më poshtë tregojnë gjendjen e kësaj rruge nga ora 07:00- 08:00h (sepse mësimi fillon në ora 07:30h), dhe një copë trotuari i ngushtë që nuk i zënë 2 persona.



Pra, prindi duhet të ec në shiritin rrugor duke u rrezikuar nga mjetet, kurse në anën e majtë është trotuari por është plotë me vetura të parkuara çdo ditë e natë !
“Është vërejtur se Komuna e Fushë Kosovës ka marr aksion duke i shkatërruar – hequr terasat e kufitarëve duke u thirr në atë se ” po lirojmë hapësirat publike…” , por për çfarë qëllimi po lirohen ? Për ti parkuar automjetet e jo për tu shfrytëzuar nga këmbësorët ?! A duhet të organizoj Komuna apo Policia që së paku në kohën kur qarkullojnë nxënësit në këtë rrugë ( Rr.Nora Kelmendi), të lirohen trotuaret nga mjetet e parkuara kundërligjshëm , apo të vendosen pengesa që mos të shfrytëzohen këto trotuare fare nga mjetet?”, thotë njëri prej prindërve. /Indeksonline/
