16:54 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Andre Silva largohet nga Milani, sonte për teste mjekësore te klubi i njohur

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva këtë verë do të largohet nga Italia drejt një klubi tjetër në huazi, transmeton IndeksOnline.

Silva është pritur nga drejtori i Sevillas, Joaqin Caparros para huazimit te klubi andaluzian.

Siç është pritur, portugezi ka arritur në Spanjë për teste mjekësore, të cilat pritet t’i kryejë sonte ose nesër.

Marrëveshja besohet të jetë huazim për 5 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro.

Milani pagoi 38 milionë euro për Andre Silvan nga Porto vitin e kaluar, por ai shënoi vetëm 2 gola në sezonin debutues në Serie A.

Raportohet se ai ka arritur tashmë në Malaga, ku më tutje vazhdoi drejt Sevillas, ku u pritë nga Caparros në Hotel Les Lebreros./IndeksOnline/