75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Pamje apokaliptike në SHBA, tornado vret 23 njerëz

Të paktën 23 viktima dhe shumë të plagosur u raportuan pasi një Tornado goditi Alabaman të dielën.

Tornada të shumta poashtu përveç Alabamas u raportuan edhe në Gjeorgji dhe Florida të dielën pasdite, mes një keqsimi të rëndë të motit nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës Juglindore. Stuhitë e fuqishme lanë pas dëme të konsiderueshme.

Era e tornadove arriti mbi 265 kilometra në orë, duke shkatërruar me dhjetëra ndërtesa e shtëpi, ndërsa me dhjetëra persona janë dërguar në spital me dëmtime serioze.

Një djalë i vogël me emrin Armando Hernandez, 6 vjeç, besohet të jetë personi më i ri i vrarë në Lee County të Alabamas, njofton CNN.

Zyrtarët numëruan dy fëmijë të tjerë në mesin e 23 të vdekurve të konfirmuar, transmeton IndeksOnline.

Autoritetet janë duke u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tornadot, ndërsa janë duke kërkuar nën rrënojat e banesave për persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar.