18:28 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/ Arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në orët e pasdites sot në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, saktësisht në rrugën “Nazim Gafurri”.

Përmes kësaj videoje të siguruar nga IndeksOnline mund të shihni se si njësite të policisë, kanë prangosur dhe marrin të dyshuarin.

Nuk dihen shkaqet e këtij arrestimi.

Kujtojmë që sot në kryeqytet, është vrarë një shtetas turk, ndërsa i dyshuari kryesor është po ashtu një turk. Ngjarja ka ndodhur në lagjën “Dardania”./Indeksonline