19:39 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/ Banorët e fshatit Miradi e Poshtme po e ruajnë pragun e shtëpisë nga hajnat

Banorët e fshatit Miradi e Poshtme të Fushë Kosovës janë në hall nga hajdutët.

Kryefamiljarët s’po bëjnë gjumë në sy nga frika. Ata çdo natë po bëjnë roje për ta ruajtur pragun e shtëpisë.

 Bahri Ajvazi rrëfen se si hajnat i hynë në shtëpi derisa po pinin çaj. Ai thotë se kjo s’ka ndodhur më herët në fshat.

“Rasti ka ndodhë në orën 7:20 afër orës 8 në mbrëmje. Jemi kanë mrena tu pi çaj, veç kur u ardhë djali më ka tregu tha: Bab, e paskan thy sobën andej. Kam vrapu te dera e hymjes, derën e kanë mbyll nga brenda. Deri kemi dalë nga korridori, në oborr këndej ata veçsë kanë ikur”.

Ai thotë se s’po kanë qetësi dhe s’po e bëjnë gjumin e qetë.

Sipas dëshmitarëve hajdutët po fshehën në këtë pjesë Ata thonë se janë të njëjtit persona (4), njëri me flokë të gjata

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, i cili thotë se momentalisht janë dy lloj vjedhjesh në Kosovë, duke përmendur këtu edhe azilkërkuesit.

“Kemi dy lloje vjedhje që po bëhen, ato që po i bëjnë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ato që po i bëjnë azilkërkuesit që po kërkojnë në strehim në shtetin tonë. Dhe këta të fundit në mënyrë të drejtëpërdrejtë po na cënojnë sigurinë, duke krijuar probleme të ndryshme, që po vijnë deri tek therja, vjedhjet, thyerjen e banesave e kështu me radhë”, thotë ai.

Policia e Kosovës në një përgjigje për IndeksOnline thotë se ka rënie të vjedhjeve këtë vit Në periudhën Janar-Tetor janë evidentuar 3 148 vjedhje Ndërsa në periudhën Janar-Tetor janë evidentuar 3 803 rasteve të vjedhjeve Më së shumti raste të vjedhjeve janë shënuar në rajonin e Prishtinës, pasuar nga Ferizaji, Gjilani e Peja

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga IndeksOnline.