Pamje/ ‘Bllokohet’ Brezovica nga numri i madh i automjeteve

Qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë Brezovicës këtë të diel.
Indeksonline ka siguruar foto nga Brezovica ku shihet se është krijuar kaos atje për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, që aktualisht nuk ka vende për parking të automjeteve.
“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


