75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Pamje/ Bllokohet Fushë Kosova, kolona të stërzgjatura

Si pasojë e numrit të madh të të mërgimtarëve në Kosovë dhe kufizimi i lëvizjes së lirë qytetarët që banojnë në komunën e Fushë Kosovës po përballet me kolona të mëdha.

Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet një numër i madh i veturave të ndalura në rrugë ku është krijuar një tollovi tejet e madhe në këtë komunë.

Kujtojmë se nga sonte kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid19 ku qytetarët e Kosovës lejohen të dalin në rrugë nga ora 05:00-20:00./IndeksOnline/