Pamje: Bolt arrinë në Sidnei, pritet nga një grumbull i tifozëve në aeroport
Klubi i A-Leagues, Central Coast Mariners ia ka dhënë mundësinë Usain Boltit, legjendës së Olimpiadave, që të zhvillohet në futbollin profesionist.
Tetë herë fituesi i medaljes së artë në Olimpiadë, dhe 11 herë kampioni i botës, arriti sot në Sidnei për atë që Mariners e quajnë, ”periudhë e padefinuar e stërvitjeve”.
Pas një fluturimi të gjatë nga Los Anxhelos, Bolt u pritë në Sidnei nga një grumbull i tifozëve të Mariners në Aeroportin Ndërkombëtar të Sidneit, transmeton IndeksOnline.
Ai tregoi pas ardhjes se këto prova janë të vërteta dhe se është i emocionuar që do të marrë pjesë në stërvitje të martën.
Klubi australian shpreson që ta inkuadrojë Boltin në skuadër pas tre muajsh, duke i ofruar një kontratë 1-vjeçare në fillimin e sezonit të ri në fund të tetorit.
”E kam thënë disa herë se e kam përnjëmend dhe unë jam këtu ta dëshmoj atë që mund të bëj”,tha Bolt pas ardhjes në aeroport.
”E di se kam kapacitet dhe e di se mund t’ja dal, kështu që kjo është një mundësi për mua”./IndeksOnline/
World record-breaking sprinter Usain Bolt has arrived in Australia where he will begin training with the Central Coast Mariners as he chases his dream of becoming a professional footballer. pic.twitter.com/RDrvd9M3qp
— ITV News (@itvnews) August 18, 2018