75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Pamje brenda Klinikës Infektive, gjithçka që po ndodhë brenda një dite

Teksa po ikin muajt, doktorët, infermierët dhe gjithë personeli i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare po përballen me një virus të padukshëm, por shumë të vështirë për t’u përballuar dhe për të mos e lënë të përhapet.

Teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 799, ditëve të fundit pati lajme të mira sa i përket të shëruarve nga ky virus ku numri i tyre tani për tani është 249 dhe 22 persona që nuk arritën dot t’i bënin ballë kësaj pandemie.

Për t’i shërbyer secilit qytetarë që rrezikohet nga ky virus, të gatshëm në çdo moment kanë qenë të gjithë nga personeli i kësaj klinike, raporton Indeksonline.

Përmes disa fotografive të publikuara sot mund të shikoni edhe nga afër një ditë pune në Klinikën Infektive të QKUK-së, saktësisht duke përjashtuar Emergjencën, klinika më e frekuentuar ditëve të fundit./Indeksonline/