Pamje brenda pushimeve të David Beckham me familjen në Miami
Ky ishte një muaj i veçantë për Victoria dhe David Beckham, të cilët kohët e fundit festuan përvjetorin e 20 të tyre të dasmës, transmeton Indeksonline.
 
 Festa e familjes Beckham ka vazhduar teksa ata po argëtoheshin në pushime në një vilë luksoze në Miami.
 
 Dyshja David dhe Victoria Beckham së bashku me fëmijët e tyre, djemtë Romeo 16 vjeç dhe Cruz 14 vjeç si dhe vajzën Harper 8 vjeçare u panë së bashku në Miami teksa djali tjetër Brooklyn 20 vjeç ishte ndalur në Londër.
 
 Gjithashtu Beckham u takua edhe me aktorin dhe këngëtarin e njohur Marc Anthony me të cilin bëri edhe fotografi. /Indeksonline/







 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                