22:41 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Debutim ëndërrash për Andre Silva, heroi i Sevillas shënon tre-golësh

Gjërat nuk kishin si të shkonin më mirë për Andre Silvan në debutimin e tij te Sevilla.

Silva shënoi tre-golësh në fitoren e andaluzianëve, 4-1 ndaj RayoN Vallecanos sot.

Skuadra e Pablo Machin e filloi për mrekulli sezonin e ri pas një goli senzacional nga Mudo Vazquez në minutën e 15-të, transmeton IndeksOnline.

Më pas, Silva shënoi dy golat e radhës në minutën e 32-të dhe në minutën e 46-të.

Ndeshja ishte aq e mirë për andaluzianët, teksa Sevilla shënoi golin e katërt përmes Silvas, i cili e kompletoi tre-golëshin.

Rayo e kishte fjalën e fundit me një penallti të konvertuar në gol nga Embarba (’84)./IndeksOnline/