21:38 / E Hënë, 13 Korrik 2020

Pamje/Derisa Thaçi intervistohej, agjencitë propagandistike ruse tërë kohën Live nga Haga

Agjencia e lajmeve RUPTLY që është divizion i “Rusia Today” gjatë tërë kohës, pandërprerë është e kyqur drejtpërdrejt nga Gjykata Speciale në Hagë edhe pse pas prononcimit për media të Presidentit Hashim Thaçi para se të hynte në intervistim, nuk ka pasur më asnjë zhvillim deri më tash.

Madje këto video live janë në ballinën e kësaj agjencie ruse.

Interesimi kaq i madh i Rusisë për zhvillimet në Gjykatën Speciale pas paralajmërimit të ngritjes së aktakuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe pjestarëve të tjerë të UÇK-së, vetëm e vërteton angazhimin e madh të Rusisë për themelimin e kësaj gjykate, transmeton RTK.

Themelimin e kësaj gjykate dhe akuzimin e UÇK-së si organizatë kriminale, Rusia do ta përdorë në të ardhmen e afërt për ta akuzuar NATO-n se ka ndihmuar një ‘organizatë kriminale’ kundër një shteti sovran siç ishte Serbia.

Prandaj edhe interesimi i Rusisë përmes mediave të saj propagandistike është shumë i madh për këtë ngjarje.

Mos i humb