75 Mall Live Search
23:32 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Pamje/Digjen malet në fshatrat Begracë e Komogllavë, banorët lokalizojnë vet zjarrin

Në këtë kohë qytetarët, përveç që po ballafaqohen me pandeminë COVID19, ata edhe po rrezikohen nga persona të pandërgjegjshëm që po përhapin zjarre.

Zjarrvënie të  qëllimshme po ka çdo ditë në tërë vendit, pavarësisht thirrjeve e apeleve të shumta, madje edhe kërcënimeve me gjoba, transmeton Indeksonline.

Sot u dogjën një pjesë e maleve të fshatit Begracë të komunës së Kaçanikut dhe fshatit Komogllavë të Ferizajit.

Sipas një banori fatmirësisht ky zjarr është lokalizuar nga banorët e të dyja fshatrave./Indeksonline