19:03 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Pamje/ Digjet një barnatore në Prishtinë

Rreth orës 18:00 një barnatore në Prishtinë është përfshirë nga zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, shkruan IndeksOnline.

Për rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Bajram Krasniqi për IndeksOnline/