Pamje/ Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi në lagjen Ulpiana të Prishtinës është kapluar nga zjarri.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin.
Deri më tani nuk ka persona të lënduar.

Këto informacione i ka dhënë zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti.
