75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamje dramatike, forcat speciale amerikane duke luftuar ndaj militantëve islamik në Nairobi

Videoja e një sulmi të dyshuar terrorist në një kompleks të zyrave në Nairobi të Kenias, ka kapur disa pjesëtarë të forcave speciale ‘Navy Seal’ të SHBA në një mision të fshehtë, duke luftuar militantët islamikë në Afrikë.

Sulmi, i cili la të paktën 7 të vdekur dhe 25 të plagosur, pretendohet te jete bere nga grupi terrorist Al Shabab, e që thuhet të ketë ardhur si hakmarrje ndaj trupave keniane, të cilët së bashku me forcat e tjera të mbledhura së bashku nga Bashkimi Afrikan, kanë luftuar kundër kryengritjes terroriste në Somali.

Ndërkohë, SHBA ka mbajtur forcat e fshehta të shpërndara në të gjithë Afrikën shkruan IndeksOnline.

SHBA ka një prani të vogël në kampin Simba, ku thuhet se trajnojnë forcat speciale detare. Kenia, ashtu si fqinji i saj Somalia, ka probleme me piratët dhe ka praninë e forcave të Marinës së SHBA gjatë viteve.

Në videon e sulmit terrorist të Nairobit, një burrë i bardhë që mban një çantë të shpinës të stilit ushtarak amerikan me një stemë që përdoret nga ekipi 3 i Marinës së SHBA, shihet duke shpëtuar civilët dhe pastaj duke u kthyer në skenën e luftimeve në një gjendje të vigjilencës./IndeksOnline/