Pamje dramatike, momenti kur shembet asfalti
Një kamerë trafiku në Omaha, Nebraska, kapi momentin tronditës kur asfalti u shëmb dhe u fundosën dy automjete në një gropë të martën, më 24 shkurt.
Sipas raportimeve mediave lokale, autoritetet mbyllën rrugët përreth dhe nuk pati të lënduar, transmeton Indeksonline.
Policia e Omahas tha në një postim në Facebook se shumë kalimtarë u hodhën në veprim për të ndihmuar shoferët e bllokuar para se të mbërrinin autoritetet.
“Ata ndihmuan në nxjerrjen e shoferëve nga automjetet e tyre. Kalimtarë të tjerë drejtuan trafikun dhe i inkurajuan njerëzit të largoheshin nga zona. Faleminderit shumë atyre që ndërhynë! Ju morët iniciativën për të ndihmuar banorët e tjerë të Omahas”, thuhet në lajmin e publikuar./Indeksonline/

