10:37 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pamje drithëruese, balena blu “viziton” sërfistët dhe…

Një grup sërfistësh janë vizituar nga një mike e pazakontë.

Gjatë stërvitjes që po zhvillonin në Dana Point në Kalifornia, grupi i sportistëve është befasuar nga një balenë vigane blu. Gjitari gjigant po notonte në hapësirën që grupi po kryente stërvitje, duke krijuar një gjendje aspak të këndshme te protagonistët.

Momenti i pabesueshëm u kap nga një dron që fluturonte sipër sipërfaqes së detit.

“Ishte plotësisht surrealiste dhe e çmendur”, tha 18-vjeçari, Payton Landaas, i cili po kontrollonte dronin.

Balena shihet që nuk kishte synim për të lënduar sportistët dhe gjithçka kalon pa pasoja.