75 Mall Live Search
23:37 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/ E moshuara që fle rrugëve të Prishtinës: Me kanë me ma gjet një shtëpi të vogël

Shpesh në rrugët e Prishtinës hasim fëmijë e pleq të cilët kërkojnë lëmoshë, e të njëjtit jetojnë pa kulm mbi kokë, duke u strehuar nga një shtëpi e pabanuar në tjetrën, duke qenë përherë në rrezik.

Por, një e moshuar, është parë “Te Plepat” në Prishtinë, në afërsi të tregut, e cila po fle në qiell të hapur.

Një lexues ka dërguar një video në adresë të IndeksOnline të kësaj të moshuare, e cila është e mbuluar me batanije.

“As bukë nuk po muj me hangër prej bërllogut. Me kanë me ma gjet naj shtëpi të vogël”, thotë ajo.

E njëjta thotë se quhet Gjylë Gashi dhe është nga Peja, derisa në Prishtinë është që nga stina e verës.

(Informacione shtesë: Videoja është realizuar mbrëmjen e së dielës, afër orës 23:00).

IndeksOnline ka shkuar menjëherë në vendin ku qëndronte e moshuara për ta marrur rrëfimin e saj, por që ajo ishte larguar nga aty, vetëm “streha” e saj kishte mbetur.