75 Mall Live Search
12:28 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pamje e shëmtuar, mbeturinat ia ‘nxënë frymën’ Mitrovicës

Qendra e qytetit në Mitrovicë është mbingarkuar nga mbeturinat që përveç aromës dhe pamjes së pakëndshme rrezikojnë të shkaktojnë ndonjë epidemi.

Një lexues i ka dërguar Indeksonline pamje nga qendra e qytetit të Mitrovicës, saktësisht nga rruga “Ali Zeneli”.

Aty shihet se kontejnerët janë stërmbushur dhe shumë mbeturina janë hedhur në tokë. “

“Që 3-4 ditë nuk kanë ardhur ta marrin. Është lagjja më e populluar. Çdoherë është i njëjti problem. Komuna ende nuk po e cakton një lokacion të ri pas shumë kërkesave.”, tha qytetari./Indeksonline/