Pamje e shëmtuar/ Përhapen mbeturinat pranë doganës në Merdarë

Në redaksinë e IndeksOnline kanë ardhur disa video që shpërfaqin një kulturë të papranueshme të shoqërisë tonë.
Bëhet fjalë për hudhjen e mbeturinave kudo në tokë.
IndeksOnline raporton se kjo sasi e konsiderueshme mbeturinash është hasur pranë doganës në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Një pamje e tillë e shëmtuar përveç se dëmton imazhin e kulturës tonë të bukur, njëherazi lë përshtypje të keqe për të gjithë ata që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Merdarës.
Më poshtë pamje: