10:28 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pamje e shëmtuar te “Santea”, nga mbeturinat e shpërndara

Hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve në Kosovë është më se e zakonshme.

Qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturinat jashtë tyre, duke i dhënë kështu lagjes pamje të shëmtuar.

Një pamje e tillë ndotjeje është sot te lagjja “Dardania” (te Santea), ku ku rrezikojnë edhe shëndtin e banorëve.

Kjo zonë që është e banueshme, është mbuluar nga mbeturinat të cilat janë hedhur jashtë kontejnerëve.

Për pasojë , janë shpërndarër kudo, duke i dhënë një pamje të shëmtuar, raporton Indeksonline.

Shikoni me poshtë pamjet të cilat tregojnë papërgjegjshmërinë dhe mosmbajtjen pastër të ambientit ku jetojnë./Indeksonline/