15:00 / E Martë, 15 Qershor 2021 / OSH

Pamje e turpshme/ Rrahje mes dy vajzave në oborr të shkollës në Gjakovë

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të Gjakovës.

Dy vajza janë grindur me njëra tjetrën dhe grindja e tyre verbale ka përfunduar në rrahje në oborrin e shkollës SHMU “Mazllum Këpuska”.

Dy të rejat shihet fillimisht teksa shkëmbejnë fjalë me njëra-tjetrën e më pas, ato fillojnë të rrihen duke u kapur për flokësh e duke goditur njëra- tjetrën.

Ndërsa rreth tyre qëndrojnë shokët dhe shoqet e tyre të cilët me gjasë po e “shijojnë” këtë pamje duke mos tentuar të ndajnë ato.

IndeksOnline ju sjell pamje: