75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Pamje/Edi Rama te familja Rasha, u premton që drejtësia do vihet në vend

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti i zonës, socialisti Ulsi Manja kanë shkuar te familja Rashaj për të ngushëlluar për humbjen e djalit të tyre, 25-vjeçarit Klodjanit.

Siç raporton Top Channel, mësohet se Rama i ka premtuar familjarëve që drejtësia do të vendoset në vend për këtë ngjarje. Vizita ngushëlluese ishte në orën 14:45, ndërsa pasdite në orën 18:00 kryeministri do të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje që ka shkaktuar jo pak rebelim në opinionin publik shqiptar, e madje pati edhe një protestë të shoqërisë civile një ditë më parë.

Mësohet se babai i të ndjerit Rasha, që u vra nga efektivi i policisë, ka deklaruar se nuk kërkon që të kjo çështje të politizohet.

Klodjan Rasha, është qëlluar nga polici rreth orës 01:45 të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën “Dritan Hoxha”. Si pasojë e plagëve që ka marrë i riu ka ndërruar jetë në spital. Për këtë ngjarje efektivi është arrestuar dhe në dëshminë e tij, ka thënë se ka dashur ta ndalonte të riun pasi kishte thyer orën policore e jo ta vrasë, por sipas tij 25-vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap.

Fotot/ Rama për ngushëllim te familja Rasha, çfarë i