75 Mall Live Search
14:48 / E Martë, 03 Shtator 2024 / k.v

Pamje ekskluzive: “Aktashi” nuk gjen qetësi, sërish gjuajtje me armë në pikë të ditës-ja momenti (Video)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sërish në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga rasti ku shihet personi i dyshuar dhe dëgjohen krismat e pistoletës.

Viktimë e këtij rasti është një shofer i “Extreme Pizza”-s i cili pavarësisht kërcënimit të drejtpërdrejt, nuk i tremb as kapakët e syrit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Ende pa kaluar dy ditë prej që lagjja u trondit nga përleshja e armatosur mes dy grupeve, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosen pesë të tjerë, sot u regjistrua rasti i ri./IndeksOnline/