11:34 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Video ekskluzive e grabitjes së TEB Bankës në Prishtinë

Indeksonline ka siguruar video ekskluzive të grabitjes së armatosur të degës së TEB Bankës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Katër persona kanë kryer grabitje, ku tre prej tyre ishin futur brenda në bankë ndërsa njëri i ruante nga jashtë.

Personat ishin të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata dhe të njëjtit pas grabitjes së parave kanë ikur në drejtim të panjohur.

Menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës e cila është vënë në ndjekje të grupit, porse aktualisht nuk ka informacione për kapjen e tyre.

Rikujtojmë se grabitjet e armatosura nëpër banka kanë qenë të shpeshta kohët e fundit./Indeksonline/