Pamje ekskluzive: Forcat elitare të Njësisë Speciale nisen drejt Veriut

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ia ka mësyer Veriut të vendit.
Kjo pasi atje u tensionua situata, me serbët që vendosen barrikada në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Protesta e tyre po bëhet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Qeverisë për konvertimin e targave të automjeteve.