75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Pamje ekskluzive, kur Azem Korrani ik me vrap, pasi theri një person në Prishtinë

Pas reagimit të shpejtë, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë autorin e therjes me thikë që ndodhi pak më herët në Prishtinë.


IndeksOnline ka siguruar emrin e personit të arrestuar, ai është Azem Korrani.

Po ashtu, IndeksOnline ka arritur të siguroj videon ku shihet Korrani duke ikur nga Policia e Kosovës.


Mirëpo të njëjtit, falë intervenimit të shpejtë arritet të kapet pak metra më larg.

Korrani për momentin ndodhet në stacionin e Jugut në Prishtinë, ku është duke u intervistuar nga policia.


Kurse, i lënduari, 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi, është dërguar në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.


“Pacienti në fjalë ka lëndime me mjet të mprehtë (thikë) në gjoks dhe në dorën e djathtë. Fatmirësisht pacienti është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për IndeksOnline, Dr. Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK./IndeksOnline/