75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 27 Shtator 2024 / L K

Pamje ekskluzive/ Ky është mali që u shfrytëzua për mbjelljen e drogës në Kliqinë të Pejës (Pamje)

Mbi 1000 kilogramë drogë janë sekuestruar sot në Kliqinë të Pejës. Droga e ka vlerën rreth 5 milionë euro.

Droga e llojit kanabis sativa ishte mbjell në një zonë malore, aty ku edhe thahej dhe përpunohej para se të dilte në tregun e zi.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se një person është arrestuar deri tani.

Policia e Kosovës para pak minutash e ka djegur në vendngjarje drogën e sekuestruar./Indeksonline/