13:39 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive, me sy të nxirë, del nga spitali zyrtari rus i arrestuar në Veri

Para pak minutash ka dalur nga spitali i Mitrovicës zyrtari rus i arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.

Mikhail Krasnoshchenkova shihet me sy të enjtur e me lëndime në fytyrë.

I pyetur nga gazetari i Indeksonline nëse ai ka qenë arrestuar, zyrtari rus e ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk jam i arrestuar” ka thënë ai.

Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Mikhail Krasnoshchenkova ka tentuar të pengojë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Veri, me ç’rast edhe është arrestuar.

Pas tretmanit mjekësor, rusi është nisur me autoambulancë në drejtim të panjohur./Indeksonline/