75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / k.v

Pamje ekskluzive: Momenti kur aksidentohet vetura në Gurrakoc me busin e ngarkuar me nxënës

IndeksOnline ka raportuar dje për një aksident trafiku të ndodhur në Gurrakoc të Istogut ku ishin lënduar 14 persona 12 prej të cilëve nxënës. Në aksident janë përfshirë një kombibus dhe një veturë.

IndeksOnline ka siguruar pamjet e momentit kur vetura humbë kontrollin nga shpejtësia dhe e godet kombibusin e mbushur me nxënës.

Për këtë aksident dje ishte deklaruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës”, tha Gashi.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, theksoi ai.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të japë intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit./IndeksOnline/