75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 05 Maj 2026 / B XH

Pamje ekskluzive nga incidenti me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Pejë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se në vendin ku ka pasur të shtëna ka arritur policia e cila ka po merret me sigurimin e provave.

Në një prononcim për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri me dije se janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 21:50, policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari’ në Pejë, ka të shtëna me armë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u bërë ekzaminimet e nevojshme. Të lënduar nuk ka” deklaroi Rugova.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti./IndeksOnline/