12:44 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / k.v

Pamje ekskluzive nga operacioni i policisë në veri (Video)

Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili ka përfshirë 28 lokacione të ndryshme.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Ekipi i IndeksOnline ka qenë vazhdimisht me policinë dhe ka kapur momentet kur njësia speciale ka kryer bastisje nëpër shtëpi, objekte e lokale të ndryshme në veri: