Pamje ekskluzive nga takimi LDK-VV
Pak minuta pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e zyrtarizoi Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, zyrtarët e lartë të kësaj partie u takuan me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive nga ky takim, ku po marrin pjesë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, anëtarët e kryesisë Vjosa Osmani e Lutfi Haziri ndërsa nga VV-ja, kryetari Albin Kurti dhe dy anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi. /Indeksonline/
