Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku u dogj trupi i Qerim Kelmendit

Indeksonline ka siguruar pamjet e natës kritike të së mërkurës, kur ndodhi vrasja e Qerim Kelmendit.
Trupi i Kelmendit u gjet në fshatin Zahaq-Pejë, brenda një veturë të tipit VW Passat me targa vendi, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.


Lidhur me rastin, Indeksonline ka kontaktuar Prokurorin e Pejës, Agim Kurmehaj, i cili po ashtu tha se trupi i viktimës është djegur.
“Janë duke u zhvilluar hetimet e para lidhur me rastin. Bëhet fjalë për një trup të pajetë, i gjinisë mashkullore. Kemi informacion se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Por duhet pritur saktësisht detajet shtesë”, shtoi Kurmehaj.
Qerim Kelmendi kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Indeksonline ua sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u dogj trupi i Kelmendit.

