Pamje ekskluzive nga vendi ku u plagosën dy persona në Mramor, persona të shtrirë në tokë!

Indeksonline dje ka raportuar për plagosjen e dy personave në Mramor. I dyshuar kryesor për plagosjen e dy personave është një zyrtar policor.
Këtë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Burime të Indeksonline bën të ditur se polici i dyshuar është Shefket Emini, dhe është i komunitetit goran.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet, dy persona janë të plagosur dhe marrin ndihmën e parë nga autoambulanca që arriti në vendin e ngjarjes pak minuta pas rastit.
Dyshohet se polici Emini ka qëlluar dy personat në një motoçikletë që ishte në lëvizje./Indeksonline/
