Pamje ekskluzive nga vrasja në Kaçanik
Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive ku ndodhi vrasja në Kaçanik.
Aty mbeti i vdekur Hasan Berisha ndërsa i plagosur vëllai i tij, Kastrioti.
Rasti është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë. Me ç’rast, dorasi dyshohet se ishte mërgimtar nga Gjermania.
“2 persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Nuk kemi të dyshuar tani për tani. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes. Njëri nga ta ka vdekur, është konfirmuar nga mjekët prezentë ndërsa tjetri në spitalin e Ferizajt e pastaj në Prishtinë”, është shprehur ai. /Indeksonline/

