14:33 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive, nisja burrërore e ish çlirimtarëve për në Hagë

Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku kanë marrë rrugën sot për në Hagë.

Dy ish çlirimtarët e UÇK-së i janë përgjigjur ftesës nga Tribunali i Gjykatës Speciale. Pa frikë e me plot “çehre” në fytyrë, Remi e Lushtaku janë përcjellur në aeroport nga miq e familjarë.

Indeksonline sjell pamje nga momenti i nisjes së tyre pak para fluturimit për në Holandë.

Ekipi i Indeksonline do të jetë në Hagë nga ku do të ju sjellë më të rejat pas arritjes së ish luftëtarëve të UÇK-së atje.