75 Mall Live Search
01:20 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Pamje ekskluzive, një grup serbësh duke qëndruar afër Merdares, bllokada në rrugë!

Mbrëmjen e sotme një grup i serbeve kanë qëndruar afër kufitit në Merdare.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga pika kufitare në Merdare, ku ky grup i serbeve ka bllokuar pikën kufitare.

Pas bllokimit të pikës kufitare, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për hyrje-dalje.

Ndërsa Ministria e Puneve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kuftiare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës./IndeksOnline/