Pamje ekskluzive: Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura

Një rrahje e një qytetari të arrestuar brenda Stacionit të Policisë në Prizren ka ndodhur pak javë më parë.
Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si policët godasin me duar me shkelma e grushta qytetarin e arrestuar posa e fusin brenda stacionit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Halil Emërllahu dhe Halim Hamiti janë dy policët e përfshirë në sjelljen arrogante ndaj qytetarit të arrestuar.
Bëhet e ditur se personi në fjalë ka paraqitur ankesë ndaj sjelljes arrogante të policëve në stacionin policor në Prizren./Indeksonline/