75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / B O

Pamje ekskluzive, Policia e Kosovës po nxjerr kanabis nga bastisja në dalje të Prishtinës

Policia e Kosovës vazhdon të vijojë aksionin në fshatin Shkabaj të Obiliq.

Indeksonline po ndjek nga afër këtë aksion. Në podrumin e shtëpisë janë sekuestruar këto momente disa bimë të llojit kanabis sativa.

Nga pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet Policia e Kosovës duke nxjerrur kanabisin nga shtëpia e një të dyshuari.

Poashtu, në podrumin e shtëpisë janë evidentuar kyçje ilegale të rrymës dhe ekipet e KEDS janë në vendngjarje për të parë se nga është siguruar kjo kyçje.

Forca të shumta të policisë janë në aksion, ndërsa deri më tani është arrestuar një person i cili ka bërë përpjekje të ndalojë policinë në detyrë./Indeksonline/