75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 01 Tetor 2023 / AR

Pamje ekskluzive, rrahet gjyqtari në futbollin kosovar, policia e arreston futbollistin

Ndeshja e Ligës së Tretë, Istogu 03-Arbanasi ka përfunduar në mënyrën më të keqe.

Fajet për këtë i kishte skuadra mysafire e cila kërkonte penallti me arsyetimin se kishte hyrë në fushë një futbollist i skuadrës vendase pa urdhêrin e gjyqtarit.

Në fakt referimi i Diamant Hotit meritonte notën më të lartë duke qenë në nivel të detyrës për 90 minuta. Pranë rezultatit 3-2 për Istogun 03 dhe kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Arbanasit vepruan turpshëm duke sulmuar referin që s’kishte bërë asnjë gabim në gjykim, Diamant Hotin.

Policia u detyrua të intervenoi dhe e ka arrestuar futbollistin që grushtoi gjyqtarin. Pavarësisht sulmit, Hoti s’u zmbraps dhe vazhdonte nxjerren e kartonëve të kuq për lojtarët e Arbanasit që e sulmonin atë në të gjitha mënyrat. /Indeksonline/